• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shoqërohen në polici nëntë shtetas bullgarë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në ndeshjen Shkupi - Levski

Shoqërohen në polici nëntë shtetas bullgarë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në ndeshjen Shkupi - Levski

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Shoqërohen në polici nëntë tifozë bullgarë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike para ndeshjes Shkupi - Levski që po zhvillohet në Arenën nacionale "Todor Proeski" në Shkup, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Më 27.07.2023 nga Njësiti për Shpërndarje të shpejtë janë shoqëruar në polici G.B., Z.Z., V.D., G.K., B.A., V.J., I.K., D.P.D. dhe A.V.I., të gjithë shtetas bullgarë, të cilët e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare në stadiumin "Todor Proeski", para fillimit të ndeshjes së xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Konferencave midis Shkupit dhe Levski Sofia, që sonte po zhvillohet në Shkup", thuhet në kumtesë.

Ata janë shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të shtrohen kallëzime përkatëse.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR