• e hënë, 23 shtator 2024

Shkupi me triumf bindës kundër kampionit Struga Trim Lum

Shkupi me triumf bindës kundër kampionit Struga Trim Lum

Shkup, 22 shtator 2024 (MIA) – Të gjashtë ndeshjet e Ligës së parë të Maqedonisë së Veriut në futboll janë luajtur pasditen e sotme. Në derbin e xhiros, Shkupi si mysafir e ka fituar kampionin Strugën Trim Lum.

Fitore si mysafir kanë shënuar edhe Vardari, Pelisteri dhe Gostivari. Vetëm Shkendija i është gëzuar fitores në terrenin e saj, ndërsa Rabotniçki dhe Brera barazuan.

Rezultatet:
Besa – Pelisteri 2:3
Rabotniçki – Brera Strumicë 1:1
Shkendija – Voska Sport 5:1
Sileksi – Gostivari 1:2
Struga – Shkupi 0:3
Tikveshi – Vardari 0:1

Lider në tabelë është Shkendija me 14 pikë, para Rabotniçkit dhe Gostivarit që kanë grumbulluar nga 12 pikë, Struga ka 10 pikë, Sileksi 9, Shkupi dhe Pelisteri nga 8, Brera dhe Vardari nga 7, Besa, Tikveshi dhe Voska kanë nga 4 pikë.

Foto: KF Shkupi

QËNDRONI TË LIDHUR