• e enjte, 18 korrik 2024

Shkupi i shkaktoj humbjen e parë Strugës Trim Lum

Shkupi i shkaktoj humbjen e parë Strugës Trim Lum
Shkup, 16 tetor 2022 (MIA) – Kampioni aktual Shkupi, pasditen e sotme mposhti liderin e tabelës në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë të Veriut, skuadrën Struga Trim Lum me rezultat 1:0. Derbi i xhiros së 11-të të luajtur në lagjen Çair u vendos nga Fredi Alvarez me një goditje nga 11 metra pas një penalltie të dyshimtë në minutën e 57-të. Kjo është humbja e parë për Strugën dhe fitorja e pestë për Shkupin në sezonin e deritanishëm. Përkundër ndeshjes së humbur, Struga mbetet në pozitën e parë në tabelën e LPFMV-së me 25 pikë, para Shkëndijës, e cila ka 19, Shkupi është i treti me 18 aq sa ka edhe Sileksi. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR