Shkarkohet trajneri islandez
- Menaxhmenti i Federatës së Futbollit të Islandës (KSI) i dorëzoi dorëheqjen trajnerit Arnar Vidarson vetëm disa ditë pas triumfit bindës 7-0 ndaj Lihtenshtajnit në kualifikueset evropiane, por për strategun 45- svjeçar ishte vetëm fitorja e gjashtë në stolin islandez në 31 ndeshje.
Rejkjavik, 31 mars 2023 (MIA) – Menaxhmenti i Federatës së Futbollit të Islandës (KSI) i dorëzoi dorëheqjen trajnerit Arnar Vidarson vetëm disa ditë pas triumfit bindës 7-0 ndaj Lihtenshtajnit në kualifikueset evropiane, por për strategun 45- svjeçar ishte vetëm fitorja e gjashtë në stolin islandez në 31 ndeshje.
“Ky, natyrisht, është një vendim i vështirë, por ne e konsiderojmë të domosdoshëm dhe korrekt”, njoftoi mbrëmë KSI.
“Arnar ka bërë shumë gjëra të mira dhe meriton lëvdata për angazhimin e tij. Megjithatë, tani po fillojmë kërkimin për pasardhësin e tij për të filluar përgatitjet për ndeshjet e radhës të skuadrës që do të zhvillohen këtë verë”, tha presidentja e KSI-së, Vanda Sigurgeirsdotir.
Vidarson ka qenë në krye të Islandës që nga viti 2020, pasi ka drejtuar më parë kombëtaren e Islandës U-21 dhe klubet belge Lokeren dhe Serkëll Brizh. ls/
Foto: Tuiter