• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkarkohet trajneri i Leçes, i cili me kokë qëlloi lojtarin kundërshtar

Shkarkohet trajneri i Leçes, i cili me kokë qëlloi lojtarin kundërshtar

Romë, 11 mars 2024 (MIA) - Ekipi italian i futbollit, Leçe e shkarkoi trajnerin Roberto D'Aversa, i cili të dielën e qëlloi me kokë lojtarin e Veronas, Tomas Anri.

"Pas ngjarjeve në fund të ndeshjes Leçe - Verona, klubi publikoi se e ka shkarkuar nga detyra trajnerin D'Aversa", thuhet në kumtesën e shkurtë të klubit.

Leçe të dielën humbi si vendas nga Verona me rezultatin 1:0, ndërsa gjatë zënkës, e cila ndodhi pasi gjyqtari kryesor fishkëlloi për fund të ndeshjes, Roberto D'Aversa iu afrua Anrisë në rrugën drejt zhveshtores dhe e qëlloi me kokë.

Të dyve u është dhënë karton i kuq. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR