• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkarkim për redaktoren e një reviste gjermane për shkak të një interviste të rreme me Shumaher

Shkarkim për redaktoren e një reviste gjermane për shkak të një interviste të rreme me Shumaher

Berlin, 24 prill 2023 (MIA) – Kryeredaktorja erevistës gjermane Aktuel (Die Aktuelle), e cila përmes inteligjencës artificiale ka publikuar një intervistë të rreme me ish-kampionin e botës në Formula 1, Mihael Shumaher, është shkarkuar nga puna, kumtoi grupacioni mediatik Funke.

“Ai artikull i papëlqyeshëm dhe mashtrues nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Nuk plotëson në asnjë mënyrë standardet e gazetarisë që presim ne dhe lexuesit tanë nga një grup si Funke”, tha drejtoresha e departamentit të revistave të grupit Funke, Bjanck Polman.

Ajo tha se kryeredaktorja e Aktuel, An Hofman, e cila kishte qenë në krye të revistës së specializuar për lajmet e të famshmëve që nga viti 2009, është shkarkuar.

Revista u mburr javën e kaluar se kishte marrë një intervistë me Shumaher, e para që nga aksidenti i tij në ski në Alpet franceze dhe lëndimi i rëndë në kokë në fund të 2013.

Intervista, e realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, përfshinte citate që i atribuohen Shumaher-it dhe që lidhen me jetën e tij familjare pas aksidentit, si dhe me shëndetin e tij. ls/

Foto: Tuiter



QËNDRONI TË LIDHUR