• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shkëndija e ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Artim Shaqiri

Shkëndija e ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Artim Shaqiri
Tetovë, 5 shtator 2022 (MIA) – Klubi i futbollit Shkëndija publikoi shkëputje të bashkëpunimit me shefin e shtabit të përgjithshëm Artim Shaqiri. "Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë, pasi klubi dhe trajneri kanë vlerësuar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është gjëja më e mirë në interes të të dyja palëve. Me këtë ras KF Shkëndija e falënderon Artim Shaqirin për kontributin e tij në periudhën derisa e udhëhoqi ekipin kuq e zi dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen", qëndron në njoftimin e ekipit të ligës së parë të Tetovës. Shkëndija nën udhëheqjen e Shaqirit i pati dy paraqitje mjaft të mira në eurokupat ku nuk patën humbje dhe në penalti u eleminuan nga AIK-u suedez. Në ligën e parë pas gjashtë ndeshjes të zhvilluara Shkëndija i ka tri fitore, dy rezultate baraz dhe një humbje.

QËNDRONI TË LIDHUR