• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shkëndija e kaloi pengesën e dytë në Ligën e Konferencës

Shkëndija e kaloi pengesën e dytë në Ligën e Konferencës
Shkup, 28 korrik 2022 (MIA)- Futbollistët e Shkëndijës kanë siguruar kualifikimin në xhiron e 3-të të Ligës së Konferencës së UEFA-s, pasi sonte në ndeshjen kthyese në Shkup e mposhtën Valmierën me 3-1 (2-1) dhe me rezultat total prej 5-2 eliminuan rivalin nga Letonia. Shkëndija kaloi në epërsi me golin e Bejtullait në minutën e 11-të, ndërsa Dorievi riktheu epërsinë në minutën e 33-të pasi tetë minuta më parë Valmiera e barazoi rezultatin përmes Muratës.Rezultatin përfundimtar e vendosi Ramadani në minutën e 85-të. Kështu, kundërshtar i Shkëndijës në xhiron e 3-të kualifikuese do të jetë skuadra AIK e Suedisë e cila me rezultat të përgjithshëm prej 4-3 e eliminoi Vorsklën nga Ukraina. Ndeshjet e raundit të tretë kualifikuese janë në program më datën 4 dhe 11 gusht.  

QËNDRONI TË LIDHUR