• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shkëndija barazoi kundër Dinamo Kiev të Ukrainës

Shkëndija barazoi kundër Dinamo Kiev të Ukrainës

 Belek, 9 shkurt 2024 (MIA) - Futbollistët e Shkëndijës së Tetovës me barazim 1-1 (1-0) ndaj gjigantit ukrainas Dinamo Kiev, i përfunsoi sot përgatitjet në Turqi para fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

 Ekipi i ligës së parë të Maqedonisë erdhi në epërsi në duelin e luajtur në Belek me golin e Adenis Shalës në minutën e 26-të.

Gjashtëmbëdhjetë herë kampion ukrainas e barazoi rezultatin pas një ore lojë me golin e Vladislav Vanat.

 Shkëndija e përfundoi  pjesën vjeshtore të sezonit të PMFL-së në vendin e tretë, me katër pikë prapa liderit Struga, ndërsa në ndeshjen hapëse të vazhdimit të sezonit, më 18 shkurt. Ekipi i ligës së parë nga Tetova është mysafir i Gjorçe Petrov.

Foto: Fejsbuk 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR