• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHGM kërkon zgjidhje urgjente të proceseve të dhunës ndaj gazetarëve

SHGM kërkon zgjidhje urgjente të proceseve të dhunës ndaj gazetarëve

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Zgjidhje urgjente për të gjitha proceset e hapura në të cilat ndaj gazetarëve ushtrohet dhunë, reforma në rregulloren për paditë dhe reagimi serioz i MPB-së dhe PTHP-së ndaj dhunës verbale që ndodh gjithnjë e më shpesh përmes platformave onlajn janë Kërkesat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përfundimin e Pandëshkueshmërisë për Krimet Kundër Gazetarëve - 2 nëntori.

Në konferencën e sotme për media të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) që u mbajt në Klubin e gazetarëve u diskutua për mbrojtjen e gazetarëve dhe kriminalitetin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, theksoi se këtë vit janë regjistruar katër shkelje më serioze të të drejtave të gazetarëve, së bashku me kërcënime të shumta onlajn dhe tetë padi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se çdo kërcënim fizik ndaj gazetarëve duhet të jetë seriozisht i përpunuar nga ana e MPB-së dhe organeve tjera hetuese.

Prokurori Publik shtetëror Lupço Kocevski, konfirmoi se prokuroria i ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rasteve dhe tha se dënon çdo lloj forme të presionit ndaj gazetarëve.

Kryetari i SPGPM-së, Pavle Belovski, theksoi se ka shumë hapësirë për punën në pjesën e sigurisë së gazetarëve, dhe se kushte më të volitshme për punë ka në mediat onlajn. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR