• e premte, 27 dhjetor 2024

Shevçenko: Së bashku do të fitojmë, Zhurova: Moska është vendi më i sigurt

Shevçenko: Së bashku do të fitojmë, Zhurova: Moska është vendi më i sigurt
Moskë/Kiev, 23 shkurt 2022 (MIA) – Rreziku për luftë në kufirin ruso - ukrainas shkaktoi tronditje edhe në botën e futbollit.Në Moskë më 24 mars duhet të zhvillohet balotazhi për plasman në Kampionatin Botëror të Futbollit midis Rusisë dhe Polonisë ndërsa në opinion ka zëra se ndeshja duhet të zhvillohet në terren neutral. Kërkesë të tillë sot zyrtarisht dërgoi ministri polak i Sportit, Kamil Bortniçuk."Duke e pasur parasysh gjendjen, sportistët tanë nuk duhet të shkojnë në Rusi", deklaroi Bortniçuk për mediat polake.Përgjigjja e Moskës arriti në mënyrë eksprese nga ish-fitorja olimpike në patinazh artistik Svetllana Zhurova, e cila është zëvendësshefe e Këshillit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Dumës ruse."Moska është vendi më i sigurt. Përveç nëse dëshirojnë të na bombardojnë, nëse Qeveria polake ka njohuri për këtë ndërsa ne nuk kemi ... Kërkojmë të na paralajmërojnë me kohë", deklaroi Zhurova.Në Rusi duhet të zhvillohet edhe finalja e Ligës së Kampionëve, e cila në orar është më 29 maj në Shën Petërsburg, por gjithnjë e më të shpeshta janë kërkesat të shqyrtohet një lokacion alternativ.Mediat italiane njoftuan se sot në Nion është mbajtur takim operativ i udhëheqësisë së ndeshjes ndërsa nga UEFA porositën se "gjendja po ndiqet me kujdes".Këtë fundjavë vazhdon edhe kampionati i futbollit ukrainas, ndërsa në fokus do të jetë ndeshja midis Metalistit dhe Shahtjorit që duhet të zhvillohet në Harkov, qytet 40 kilometra larg kufirit me Rusinë.Në kontekst të marrëdhënieve të krisura midis Kievit dhe Moskës, legjenda e futbollit ukrainas Andrij Shevçenko në profilin e tij në Tuiter e publikoi hartën e Ukrainës me gadishullin e Krimesë dhe Luganskun dhe Donbasin, territoret e separatistëve prorusë në Ukrainën lindore, pavarësinë e së cilave të hënën e njohu presidenti rus, Vlladimir Putin gjë që shkaktoi frikë nga një përplasje ushtarake e përmasave të mëdha."Ukraina është atdheu im. Së bashku kemi kaluar shumë periudha të vështira në këto 30 vite kur u formuam si komb. Komb i njerëzve të sinqertë dhe të vyeshëm të cilët e duan lirinë. Këto janë ditët më të rëndësishme tonat. Duhet të jemi të bashkuar. Do të fitojmë së bashku", porositi Shevçenko.

QËNDRONI TË LIDHUR