Shejnbaum: Meksika ka një plan rezervë nëse Trampi vendos tarifa nesër
- Meksika ka plane rezervë në rast se nesër hyjnë në fuqi tarifat amerikane të shpallura nga presidenti amerikan Donald Tramp, tha sot presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum.
- Post By Sara Ademi
- 16:39, 3 mars, 2025

Meksiko Siti, 3 mars 2025 (MIA) - Meksika ka plane rezervë në rast se nesër hyjnë në fuqi tarifat amerikane të shpallura nga presidenti amerikan Donald Tramp, tha sot presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum.
Mediat britanike raportojnë se Meksika është e përgatitur për çdo vendim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Ne kemi një plan B, C, D”, tha Shejnbaum, pa dhënë detaje mbi planet.
Zyrtarët meksikanë u takuan me homologët e tyre amerikanë në Uashington javën e kaluar për të diskutuar politikën e tregtisë dhe sigurisë, si pjesë e përpjekjeve të Meksikës për të parandaluar vendosjen e tarifave.
Trampi ka akuzuar Meksikën dhe Kanadanë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e drogave sintetike, si fentanili, dhe ardhjen e emigrantëve në kufirin amerikan, dhe ka premtuar tarifa të mëdha nëse vendet nuk i adresojnë problemet.
Shajnbaum i përshkroi takimet në Uashington si "të përzemërta" dhe tha se koordinimi me SHBA-në ka qenë shumë i mirë deri më tani. sa/
foto: Arkivi i MIA-s