• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sheiku nga Katari të mërkurën do ta dorëzojë ofertën e dytë për Mançester Junajted

Sheiku nga Katari të mërkurën do ta dorëzojë ofertën e dytë për Mançester Junajted

Londër, 21 mars 2023 (MIA) - Sheiku nga Katari Xhasim bin Hamad Al Tani të mërkurën do ta parashtorjë ofertën e dytë për Mançester Junajtedin.

Sipas "Skaj sports", bisedat mes delegacionit të sheikut dhe udhëheqësisë së Mançester Junajted kanë kaluar mirë të enjten e kaluar. Këshilltarët e sheikut punojnë në propozimin e ri, i cili pritet të dërgohet deri të mërkurën (22 mars) në mbrëmje.

Sipas gazetës britanike, pas kësaj vizite të delegacionit në "Old Traford", nuk ka dyshime se sheiku Xhasim dëshiron të bëhet pronar i Mançester Junajted.

Paraprakisht, u publikua se oferta e fundit e sheikut mund të jetë rreth gjashtë miliardë funta, që është pikërisht ajo që e kërkon familja Glejzer, e cila është pronare e klubit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR