• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i Sitit për Guardiolën: Do ta gjejmë zgjidhjen e duhur edhe për Pep, edhe për neve

Shefi i Sitit për Guardiolën: Do ta gjejmë zgjidhjen e duhur edhe për Pep, edhe për neve

Mançester, 5 qershor 2024 (MIA) - Udhëheqësia e Mançester Sitit do të fillojë negociata për ardhmërinë e menaxherit Pep Guardiola, kontrata e të cilit skadon për saktë një vit. Kryetari i klubit, Kaldun Al Mubarak deklaroi se në bisedat e dy palëve do të tentojnë ta gjejnë "zgjdhjen e duhur".

Pas përfundimit të sezonit, në të cilin Siti e fitoi titullin e katërt radhazi, Guardiola deklaroi se është "më afër largimit se sa kontratës së re" me klubin.

"Këtë bisedë e kemi pasur disa herë. Pep gjitmonë ka qenë plotësisht i përkushtuar në këtë klub, tërësisht i përkushtuar në çdo kontratë që e ka nënshkruar me ne. Vendimi për ardhmërinë e tij gjithmonë ka qenë vedim që do ta marrim së bashku. Nuk dyshoj se, siç e kemi bërë çdoherë, do ta gjejmë zgjidhjen e duhur edhe për Pep edhe për neve", tha Al Mubarak. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR