• e mërkurë, 21 janar 2026

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës në takim me Komitetin ushtarak të NATO-s

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës në takim me Komitetin ushtarak të NATO-s

Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë Veriore, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, nesër dhe pasnesër do të merr pjesë në takimin e rregullt të Komitetit ushtarak të NATO-s në format të shefave të shtatmadhorive të vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët.

Siç thuhet në kumtesën e Shtatmadhorisë së Armatës, në takimin, me të cilin do të kryesojë kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Xhuzepe Kavo Dragone, do të marrin pjesë shefat e shtatmadhorive të 32-të vendeve anëtare të NATO-s, komandanti i Komandës aleate supreme për Evropë (SACEUR), gjenerali Aleksis G. Grinkeviç dhe komandanti i Komandës aleate supreme për transformim (SACT), admirali Pjer Vandie. Shefat e shtatmadhorive të vendeve aleate do të takohen edhe me përfaqësues të partnerëve indo-paqesorë të NATO-s, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Në kuadër të sesionit të parë, shtohet në kumtesë, gjenerali Grinkeviç do t'i informojë shefat e shtatmadhorive për gatishmërinë e NATO-s në përforcimin e përgjigjes kolektive dhe mbrojtjen e aleancës në kushte të sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Në sesionin e dytë, komandanti i Komandës aleate supreme për transformim do të vendos theksin në mundësinë si NATO-ja ta përshpejtojë procesin e dërgesës së kapaciteteve adekuate përmes përkrahjes së vendeve-anëtare në miratimin dhe implementimin e inovacioneve në vëllim adekuat dhe me dinamikë adekuate.

Në format të Këshillit NATO - Ukrainë, shefat e shtatmadhorive do të diskutojnë për gjendjen e sigurisë në Ukrainë dhe për përkrahjen e vazhdueshme të NATO-s ndaj këtij vendi, duke përfshirë edhe për ndihmën e NATO në sferën e sigurisë dhe stërvitjen për Ukrainën (NATO Security Assistance and Training for Ukraine - NSATU) dhe Qendrën e përbashkët për analizë, stërvitje dhe edukim (Joint Analysis, Training and Education Centre).  

Gjenerali Lafçiski, siç njoftojnë nga Shtatmadhoria, me këtë rast do të realizojë edhe takim bilateral me shefin e Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Hungarisë, gjeneralin Gabor Berendi, ndërsa do të realizojë takim edhe me pjesëtarët e Armatës të sistemuar në Përfaqësimin ushtarak kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO - shtabi në Bruksel. bsh/

Foto: Shtatmadhoria e ARM-së

QËNDRONI TË LIDHUR