Shefi i Këshillit për Paqe i Trumpit, Nikolaj Mlladenov, bën thirrje për respektimin e armëpushimit në Gazë
- Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Paqes, iniciativë e presidentit amerikan Donald Tramp, Nikolaj Mlladenov, sot u bëri thirrje palëve në rajon të "tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë armëpushimin", pasi në afërsi të vendkalimit kufitar Rafah, në prag të hapjes së saj erdhi në përleshje dhe viktima të raportuara.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:18, 1 shkurt, 2026
Gazë, 1 shkurt 2026 (MIA) - Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Paqes, iniciativë e presidentit amerikan Donald Tramp, Nikolaj Mlladenov, sot u bëri thirrje palëve në rajon të "tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë armëpushimin", pasi në afërsi të vendkalimit kufitar Rafah, në prag të hapjes së saj erdhi në përleshje dhe viktima të raportuara.
"Jam thellësisht i shqetësuar për shkak të ngjarjeve që ndodhën të premten. Pjesëtarë të armatosur të (lëvizjes militante palestineze) Hamas po dalin nga tunelet në Rafah, ndërsa sulmet izraelite, për fat të keq, kanë vrarë edhe civilë", tha Mlladenov në një postim në X.
Mlladenovi theksoi se zyra e tij po punon me Komitetin Kombëtar për Menaxhimin e Gazës për të "gjetur mënyra për të parandaluar incidente të ardhshme".
"Për këtë do të nevojitet bashkëpunim i plotë nga të gjitha palët", shtoi Mlladenovi, duke theksuar se incidente të tilla përbëjnë një rrezik për progresin e arritur me mund të parashikuar nga Rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe plani i paqes prej 20 pikash i Trampit.
Në sulmet izraelite, sipas pretendimeve të "Al Xhezirës" në Gazën jugore dhe qendrore, dje kanë humbur jetën më shumë se 30 persona, përfshirë edhe disa fëmijë.