• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë britanike shkon në Ukrainë me Blinkenin

Shefi i diplomacisë britanike shkon në Ukrainë me Blinkenin

Londër, 10 shtator 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami, deklaroi se ai dhe sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken javën e ardhshme do të ralizojnë vizitën e tyre të parë të përbashkët në Ukrainë që nga fillimi i luftës së vendit me Rusinë në vitin 2022.

Lami pas takimit me Blinken në Londër, tha se Irani po i jep përkrahje gjithnjë e më të madhe Rusisë dhe se Teherani duhet të mbajë përgjegjësi për "minimin e stabilitetit botëror".

Ai deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin, përveç Iranit, po mbështetet gjithnjë e më shumë në ndihmën nga Koreja e Veriut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken e vlerësoi momentin aktual si një "kthesë" për Ukrainën, duke theksuar se Rusia do të përdorë raketat balistike që ka marrë së fundmi nga Irani.

"Kjo kërcënon gjithashtu sigurinë evropiane. Rusia, po ashtu, po i siguron Iranit teknologjinë që i nevojitet, duke përfshirë dhe  atë bërthamore", tha Blinken.

Ai shtoi se SHBA-ja sot do të publikojë sanksione të reja kundër Teheranit. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR