Shefat e diplomacisë greke dhe turke u takuan në Bruksel në prag të vizitës së Micotakisit në Turqi
- - Në prag të vizitës së kryeministrit të Greqisë, Kirjakos Micotakis në Turqi në fillim të muajit të ardhshëm, në Bruksel, në margjinat e Samitit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s takim patën shefat e diplomacisë greke dhe turke, Jorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 10:21, 4 prill, 2024
Athinë, 4 prill 2024 (MIA) - Në prag të vizitës së kryeministrit të Greqisë, Kirjakos Micotakis në Turqi në fillim të muajit të ardhshëm, në Bruksel, në margjinat e Samitit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s takim patën shefat e diplomacisë greke dhe turke, Jorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Burimet diplomatike për mediat greke informuan se dy ministrat kanë biseduar për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, për bashkëpunimin dypalësh dhe përgatitjes për vizitën e ardhshme të Micotakisit në Ankara në maj. fc/