SHBA-ja sanksionon një kompani spiune që synonte gazetarë dhe përfaqësues qeveritar amerikanë
- Minsitra amerikane e financave sot publikoi se ka sanksionuar dy persona dhe një kompani komerciale për spiunim softueri me seli në Greqi, të udhëhequr nga një ish-oficer ushtarak izraelit, që zhvillonte, udhëhiqte dhe shpërndante teknologjinë e përdorur për të shënjestruar përfaqësues qeveritarë amerikanë, gazetarë dhe ekspertë të politikave.
- Post By Lindita Sulejmani
- 09:12, 6 mars, 2024
Uashington, 6 mars 2024 (MIA) - Minsitra amerikane e financave sot publikoi se ka sanksionuar dy persona dhe një kompani komerciale për spiunim softueri me seli në Greqi, të udhëhequr nga një ish-oficer ushtarak izraelit, që zhvillonte, udhëhiqte dhe shpërndante teknologjinë e përdorur për të shënjestruar përfaqësues qeveritarë amerikanë, gazetarë dhe ekspertë të politikave.
Sanksionet synojnë Konsorciumin Intelek, për të cilin SHBA-ja thotë se shiti dhe shpërndau softuer komercial spiun dhe mjete mbikëqyrjeje për fushata të synuara dhe masive të mbikëqyrjes.
Subjekte të tjera të lidhura me Intelek - duke përfshirë SHA Citrok me bazë në Maqedoninë e Veriut, Citrok Holding ZRT me seli në Hungari dhe Talestris Limited me bazë në Irlandë - u gjobitën për përfshirjen e tyre në zhvillimin dhe shpërndarjen e pakos së veglave të njohur si Predator.
Përfaqësues të administratës së Bajdenit deklaruan se kjo është hera e parë që Ministria e Financave të sanksionon njerëz dhe subjekte për keqpërdorimin e një spiun softueri.
Predator lejon përdoruesin të depërtojë në pajisjet elektronike përmes sulmeve pa klikim që nuk kërkojnë ndërveprim të përdoruesit që softueri spun të infektojë pajisjen. Softueri spiun, i përdorur në dhjetëra vende, mundësoi shkarkime të paautorizuara të të dhënave, gjurmimin e vendndodhjes dhe qasjen në të dhënat personale në pajisjet e komprometuara. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s