SHBA-ja e zgjeron listën e vendeve qytetarëve të të cilave u ndalohet hyrja
- SHBA-ja planifikon të zgjerojnë numrin e vendeve të përfshira me ndalesën për udhëtim në më shumë se 30, deklaroi ministrja amerikane e Sigurisë Së brendshme, Kristi Noem.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:21, 5 dhjetor, 2025
Uashington, 5 dhjetor 2025 (MIA) - SHBA-ja planifikon të zgjerojnë numrin e vendeve të përfshira me ndalesën për udhëtim në më shumë se 30, deklaroi ministrja amerikane e Sigurisë Së brendshme, Kristi Noem.
"Nuk do të jem specifike për numrin e saktë, por është më shumë se 30, ndërsa presidenti vazhdon të vlerësojë vendet", tha Noem në një intervistë me "Foks njuz", duke iu përgjigjur pyetjes nëse administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, planifikon të rrisë numrin e vendeve të përfshira me ndalesën në 32.
Noemi nuk saktësoi se cilat vende do të shtoheshin në listë.
"Nëse nuk kanë një qeveri të qëndrueshme atje, nëse nuk kanë një vend që mund të mbajë veten dhe të na tregojë se kush janë këta persona dhe të na ndihmojë t'i verifikojmë, pse do t'i lejonim njerëzit nga ai vend të vinin këtu në Shtetet e Bashkuara", tha ajo.
Trampi në qershor nënshkroi një urdhër me të cilin u ndalohet hyrje në SHBA qytetarëve të 12 vendeve dhe e kufizon hyrjen për shtatë të tjera, duke thënë se ishte e nevojshme për t'u mbrojtur nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera të sigurisë. Ndalesat kanë të bëjnë edhe për emigrantët ashtu edhe për turistët, studentët dhe udhëtarët afaristë.
Foto: Arkivi i MIA-s