Zelenski: Mijëra fëmijë ukrainas ende duhet të kthehen nga Rusia
- Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski iu falënderua presidentit amerikan Donald Tramp për ndihmën në kthimin e shtatë fëmijëve ukrainas nga Rusia dhe shtoi se ka edhe mijëra fëmijë, të cilët duhet të kthehen në Ukrainë.
- Post By Besnik Shuki
- 19:38, 5 dhjetor, 2025
Kiev, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski iu falënderua presidentit amerikan Donald Tramp për ndihmën në kthimin e shtatë fëmijëve ukrainas nga Rusia dhe shtoi se ka edhe mijëra fëmijë, të cilët duhet të kthehen në Ukrainë.
"I falënderohem presidentit amerikan dhe zonjës së parë të SHBA-së për kujdesin e tyre të vazhdueshëm ndaj kësaj çështje të rëndësishme", ka shkruar Zelenski në platformën sociale "X".
"Mijëra fëmijë tanë ende duhet të kthehen dhe konsiderojmë në përkrahje të gjerë ndërkombëtare për të ndodhur kjo", shtoi ai. bsh/
Foto: EPA