• e hënë, 08 korrik 2024

SHBA-ja dhe aleatët përgatiten për masa të reja për Kinën edhe vendet e tjera të cilat shmangin sanksionet perëndimore kundër Rusisë

SHBA-ja dhe aleatët përgatiten për masa të reja për Kinën edhe vendet e tjera të cilat shmangin sanksionet perëndimore kundër Rusisë

Uashingtoni, 28 maj 2024 (MIA ) - SHBA-ja dhe partnerët e tyre po përgatisin sanksione dhe masa të reja të kontrollit të eksporteve për të parandaluar tregtinë midis Kinës dhe Rusisë dhe për të ndëshkuar ata që shmangin sanksionet kundër Rusisë. 

 Dalip Sing, zëvendëskëshilltar për siguri nacionale dhe ekonomi ndërkombëtare në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se SHBA-ja dhe aleatët do të ndërmarrin masa "Rusia të paguajë çmim të lartë për shfrytëzimin e flotës gri me cisterna për të shmangur “tavanin” e çmimeve të naftës” të vendosura në kuadër të sanksioneve të vendeve të G-7, si dhe për të shtrirë sanksionet ndaj palëve të treta që ndihmojnë në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Dhe duke marrë parasysh hapat që po ndërmerr Moska për ta vënë ekonominë e brendshme në binarë ushtarake.

 Kjo do të jetë tema kryesore e vizitës në Berlin këtë javë e Voli Adeimo, zëvendësministër i financave të SHBA-së. Qëllimi është të thirren aleatët që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të parandaluar përpjekjet për t'iu shmangur sanksioneve kundër Rusisë dhe për të treguar peshën e këtyre problemeve që lidhen me Kinën, raportojnë një pjesë e mediave amerikane. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR