• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA: Pritet që Bajden sot të paralajmërojë kandidaturë për mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë

SHBA: Pritet që Bajden sot të paralajmërojë kandidaturë për mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 25 prill 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden pritet sot të kumtojë se do të luftojë për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë. CNN thekson se pritet ai t'u bëjë thirrje amerikanëve sërish ta zgjedhin për ta shpëtuar demokracinë - më pak se tre vite pasi që fitorja e tij ndaj Donald Trampit duhej ta kthente normalitetin dhe ta bashkojë vendin.

Nëse bajden rizgjidhet, ai do të hyjë në mandatin e dytë në moshën 86-vjeçare. Ai vetë tashmë deklaroi: "kam ndër mend të kandidoj sërish. Shumë shpejtë do të dini më shumë", ndërsa sipas mediumeve amerikane, shpallja zyrtare e kandidaturës do të ndodhë sot përmes video porosisë.

Data nuk është zgjedhur rastësisht. Më 25 prill, para latër viteve, bajden kumtoi se hyn në garën presidenciale, e cila në fund e privoi republikanin Donald Tramp nga mandati i dytë presidencial.

Trampi tashmë paralajmëroi se do të kandidojë, por ai është lëndë e shumë procedurave gjyqësore dhe është i akuzuar nga gjykata në Nju-Jork për një nga rastet në të cilat ishte nën hetim. Përndryshe sot fillon edhe një procedurël për rast në të cilin ai është i akuzuar për dhunim.

bajden konsideron se nëse njëlherë e ka fituar Trampin, atë do ta bëjë edhe për herë të dytë. Por, pasiguri e madhe është se çka do të ndodhë nëse në fund Bajden hyn në garë presidenciale kundër ndonjë kandidati më të ri republikan për funksionin. Në këtë kontekst, shpesh përmendet emri i guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, figurë nga e djathta. DeSantis, 44-vjeçar, ende nuk i ka shpallur qëllimet e tij.

Bajden do ta fillojë fushatën e tij të fundit pas tërë jetës në politikë nga pozicioni i njohur i pritjeve të ulëta. Por, ai vazhdimisht përballet maturisë konvencionale politike dhe lidhej me votuesit e fluktuuar, duke qëndruar si kundërhelm i ekstremizmit republikan, thekson CNN. Paradoksale, edhe pse një pjesë e madhe e partisë së tij duket sikur dëshiron të ketë alternativë, Bajden duket mjaft i fuqishëm për të parandaluar paraqitjen e çfarëdo lloj sfiduesve të konsiuderueshëm primar.

Rejtingu i tij është në nivel të ulët historik, me vetëm 39 për qind mbështetje. Anketat tregojnë se shumica e votuesve - e madje edhe shumica e demokratëve - nuk dëshirojnë që ai sërish të kandidojë. Dhe gjëja e fundit që siç duket shteti e dëshiron, është revanshi i Bajdenit me presidentin e 45-të, i cili është favorit aktual në garën preliminare për republikanët. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR