• e martë, 17 mars 2026

SHBA dhe Venezuela dakordohen për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike

SHBA dhe Venezuela dakordohen për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Uashington, 6 mars 2026 (MIA) –SHBA dhe Venezuela kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore, informoi mbrëmë Departamenti i shtetit.

"Ky hap do të lehtësojë përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar stabilitetin, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të çuar përpara pajtimin politik në Venezuelë. Angazhimi ynë është i përqendruar në ndihmën e popullit venezuelas për të ecur përpara përmes një procesi me faza që krijon kushtet për një tranzicion paqësor drejt një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike", theksohet në kumtesën e Departamentit të shtetit.

Ish presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro në vitin 2019 ndërpreu lidhjet me Uashingtonin, gjatë mandatit të parë të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

Forcat amerikane më 3 janar arrestuan Maduron dhe gruan e tij, Silia Flores në Karakas dhe i transferuan në Nju Jork, ku ata akuzohen për vepra penale të lidhura me drogën. Detyrën e presidentit e ka marrë nenpresidentja Delsi Rodrigez.

Qeveria kalimtare në Karakas konfirmoi rivendosjen e marrëdhënieve. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR