• e diel, 07 dhjetor 2025

Sharif: Pakistani ka të drejtë në përgjigje të fortë, India ka filluar luftën

Sharif: Pakistani ka të drejtë në përgjigje të fortë, India ka filluar luftën

Islamabad, 7 maj 2025 (MIA) - Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se vendi i tij ka "të drejtë të plotë" në "përgjigje të fortë" pas sulmeve ajrore indiane gjatë natës, të cilat i përshkruan si "akt lufte i imponuar nga India".

 "Reagojmë fuqishëm ndaj këtij akti ushtarak", tha Sharif, pa saktësuar për natyrën e përgjigjes.

Kryeministri tha se i gjithë kombi qëndron me forcat e armatosura pakistaneze dhe se morali dhe fryma luftarake e popullit janë të larta.

"Kombi pakistanez dhe forcat e armatosura pakistaneze e dinë shumë mirë se si të ballafaqohen me armikun", shtoi Sharif.

"Asnjëherë nuk do të lejojmë që armiku të arrijë në qëllimet e tij të këqia", shtoi ai. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR