Shaqiri i dha fund karrierës për kombëtaren
- Ish futbollisti i Bajernit të Mynihut dhe Liverpulit, Xherdan Shaqiri (32) publikoi sot se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, pas 14 viteve të kaluara në fanellën e kombëtares zvicerane.
- Post By Besnik Shuki
- 18:05, 15 korrik, 2024
Bazel, 15 korrik 2024 (MIA) - Ish futbollisti i Bajernit të Mynihut dhe Liverpulit, Xherdan Shaqiri (32) publikoi sot se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, pas 14 viteve të kaluara në fanellën e kombëtares zvicerane.
Shaqiri për Zvicrën ka luajtur 125 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola. Ai është lojtari i vetëm zviceran, i cili ka luajtur në shtatë turne të mëdha, nga Kampionati botëror 2010 deri në EURO2024.
"Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet me kombëtaren zvicerane dhe çaste të paharruara. Koha është të përshëndetemi me kombëtaren," ka shkruar Shaqiri në Instagram.
Shaqiri, i cili nga tri herë u bë kampion i Zvicrës dhe Gjermanisë me KF Bazelin dhe Bajernin, si dhe i Premier Ligës me Liverpulin, prej vitit 2022 luan për Çikagon në Ligën amerikane MLS. bsh/
Foto: Fejsbuk