SHA MEPSO: Janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për konstatimin e të gjitha parregullsive të mundshme në punën e udhëheqësisë së mëparshme
- Ekipi i ri menaxhues i SHA MEPSO është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të konstatuar të gjitha parregullsitë e mundshme në punën e udhëheqësisë së mëparshme, kumtuan sot nga MEPSO.
Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Ekipi i ri menaxhues i SHA MEPSO është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të konstatuar të gjitha parregullsitë e mundshme në punën e udhëheqësisë së mëparshme, kumtuan sot nga MEPSO.
Sa i përket mënyrës së dhurimit të mjeteve nga buxheti i SHA MEPSO, siç qëndron në kumtesën, kemi hasur situatë ku ato janë shpërndarë pa kritere përkatëse.
"Kështu, udhëheqësia e mëparshme e kompanisë në muajt e fundit të funksionit ka “arritur” që programin financiar për këtë vit, për këtë qëllim, ta tejkalojë për rreth 10 milionë denarë. Kjo është një nga arsyet e shumta pse kemi kërkuar revizion gjithëpërfshirës. Opinioni ka të drejtë të dijë se si janë shpenzuar mjetet nga të gjitha programet buxhetore, por apelojmë për durim derisa institucionet kompetente të veprojnë", theksohet në kumtesën e SHA MEPSO.
Sigurojmë se udhëheqësia e re do të praktikojë transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha segmentet e punës së Sh.A. MEPSO. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s