ShA MEPSO: Fermerët të jenë të kujdesshëm gjatë trajtimit me sistemet për ujitje në hapësirat pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit
- ShA MEPSO paralajmëron fermerët që gjatë sezonit të ujitjes dhe korrje-vjeljes që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë trajtimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve shtesë bujqësore pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit.
Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - ShA MEPSO paralajmëron fermerët që gjatë sezonit të ujitjes dhe korrje-vjeljes që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë trajtimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve shtesë bujqësore pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit.
"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që fermerët t'i përmbahen udhëzimeve si në vijim: mos drejtoni autokombajna ose makineri të tjera të fuqishme bujqësore nën përçues, mos instaloni sisteme tubacionesh për ujitje nën litarët përçues në traset e largpërçuesve, mos i ngrini (vertikalisht) tubat metalikë të sistemeve të ujitjes nën përçuesit e linjave të transmetimit, sepse metali është përçues i energjisë elektrik, - mos i vendosni spërkatësit e ujitjes nën kabllot përçues dhe në korridoret e sigurisë të largpërçuesve të rrjetit të transmetimit. Kontakti i fiskajave të ujit me litarët përçues mund të jetë fatal për njerëzit që janë nën trasën e larpërçuesve.", qendron në kumtesë.
Nga ShA MEPSO theksojnë se nuk duhet të digjet kashta pranë largpërçuesve sepse rrezikohet besueshmëria e sistemit elektroenergjetik
"Gjithashtu, apelojmë tek peshkatarët sportivë që të kenë kujdes të veçantë në trajtimin e shufrave të peshkimit pranë largpërçuesve, ndërsa qytetarët të mos kryejnë punime ndërtimore në trasat e largpërçuesve, nën linjat e transmetimit të energjisë. Le të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Mos e komprometoni besueshmërinë e sistemit elektrotransmetues" theksohet në kumtesën e ShA MEPSO.
Foto: Arkivi i MIA-s