• e shtunë, 10 gusht 2024

Shërbimet palestineze të shpëtimit në gjendje gatishmërie për shkak të vërshimeve, deri më tani kanë vdekur më shumë se 150 njerëz

Shërbimet palestineze të shpëtimit në gjendje gatishmërie për shkak të vërshimeve, deri më tani kanë vdekur më shumë se 150 njerëz

Islamabad, 8 gusht 2024 (MIA) - Shërbimet e shpëtimit në Pakistan janë në gjendje gatishmërie për evakuimin e banorëve nga zonat bregdetare, ndërsa numri i viktimave nga reshjet monsune disajavore kanë arritur mbi 150, njofton DPA.

Mijëra shpëtimtarë dhe qindra varka janë dërguar në privuncën qendrore Penxhab pasi që ka dalë nga shtrati lumi In.

Më rëndë është prekur provinca veriperëndimore Hajber Pahtunhva, ku reshjet vërshuese dhe rrëshqitja e dheut ishin shkak për vdekjen e të paktën 57 personave.

Mijëra studentë nuk kanë mundur ta vijojnë mësimin në luginë në afërsi të kufirit pakistanez me Afganistani dhe Kinës.

Mbi 50.000 njerëz, të cilin ishin të bllokuar në luginat e Himalajeve tani janë dërguar në vende më të sigurta.

Të paktën 154 persona, numri më i madh i të cilëve fëmijë, kanë vdekur në incidente të ndryshme në Pakistan nga fillimi i sezonit të shirave monsune. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR