• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shçesni i dha fund karrierës së tij profesionale

Shçesni i dha fund karrierës së tij profesionale

Varshavë, 27 gusht 2024 (MIA) - Një lajm tronditës vjen nga Polonia: Vojçeh Shçesni ka vendosur t'i japë fund karrierës së tij profesionale në moshën 34 vjeçare! Ish-portieri i Juventusit ka ndërprerë kontratën me “Zonjën e Vjetër” rreth pesëmbëdhjetë ditë më parë për t’u transferuar te Al-Nasr nga Arabia Saudite.

Edhe sot FabriSio Romano ishte i pari që njoftoi se portieri i shkëlqyer polak ka vendosur të varë dorezat. Pse dhe si shpjegoi Vojçik në postimin e tij.

"Kam qenë profesionist për 18 vjet, kam dhënë gjithçka, futbolli më ka sjellë shumë. Trupi është ende gati, por zemra ime nuk është më në futboll, shpjegoi ai.

Dikur pas eliminimit nga UEFA EURO, kur tha se nuk do të luante më për Poloninë, bëri të ditur këtë përfundim: “Kisha në mendje të përfundoja karrierën në moshën 34-vjeçare. Kam fituar mjaftueshëm”.

Ai do të mbahet mend si një nga portierët më të mirë të planetit nga gjenerata e vitit 1990. Si portier i super-talentuar mbërriti në Akademinë e Arsenalit në vitin 2006, dhe mbrojti te “topçinjtë” nga viti 2009 deri në vitin 2017. Gjatë asaj periudhe, ai kaloi një vit në Brentford, pastaj dy në Romë (nga 2015 në 2017), përpara se të mbërrinte në Juventus në verën e 2017. Në karrierën e tij, ai regjistroi 542 ndeshje, për kombëtaren polake mbrojti 84 herë.

Me Juventusin ai fitoi tre tituj dhe tre kupa, si dhe dy Superkupa të Italisë, në Arsenal ai ngriti trofeun nga FA Kupa dy herë dhe një Komjuniti Shild. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR