• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sezoni tragjik i Mançester Junajted konfirmohet edhe me dy anti-rekorde

Sezoni tragjik i Mançester Junajted konfirmohet  edhe me dy anti-rekorde

Mançester, 20 maj 2024 (MIA) - Mançester Junajted me fishkëllimën e fundit të gjyqtarit arriti edhe një anti-rekord në sezonin, në fitoren e djeshme ndaj Brajtonit.

"Djajtë e kuq" fituan me rezultat 2:0 si mysafir te "pulëbardhat", që u mundësoi të fitojnë 60 pikë në 28 xhiro, duke u radhitur në vendin e tetë në tabelë. Kjo është performanca më e keqe e Mançester Junajted në epokën e Premier Ligës, duke lënë nën hije arritjen në vitin 2013/14 të këtij lloji me plasman negativ, kur nën udhëheqjen e Dejvid Mojsit përfunduan në vendin e shtatë me 64 pikë.

Kjo është njëherit edhe rasti i parë gjatë 34 viteve të fundit kur "djajtë e kuq" përfundojnë me gol diferencë negative. 

Kampioni i 20 fishtë i Anglisë ende ka mundësi të paktën pjesërisht ta përmirësojë performancën e tij ekstreme negative në fund të javës, kur në finalen e Kupës FA do të përballet me rivalin e qytetit, Mançester Siti. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR