• e diel, 06 tetor 2024

Sezoni parakohe përfundoi për Alabën, në dyshim paraqitja e tij në EURO 2024

Sezoni parakohe përfundoi për Alabën, në dyshim paraqitja e tij në EURO 2024

Madrid, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Reali i Madridit konfirmoi se lëndimi i mbrojtësit David Alaba është serioz dhe se ai nuk mund të kthehet në fushë deri në fund të sezonit, ndërsa në dyshim është edhe paraqitja e tij për kombëtaren austriake në EURO 2024.

Alaba i ka lënduar ligamentet e kryqëzuara të përparme në gjurin e majtë në ndeshjen kundër Vilarealit të dielën në kuadër të Ligës spanjolle, e cila përfundoi me fitore të madrilenëve me rezultatin 4:1, ndërsa sipas paralajmërimeve, ndaj tij do të kryhet intervenim kirurgjik gjatë ditëve të ardhshme.

Rehabilitimi pritet të zgjat disa muaj, gjë që e sjell në pyetje paraqitjen e tij në Kampionatin Evropian, i cili prej 14 qershorit deri 14 korrik do të mbahet në Gjermani. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR