• e enjte, 18 korrik 2024

Sezoni përfundoi para kohe për Nejmarin

Sezoni përfundoi para kohe për Nejmarin

Paris, 6 mars 2023 (MIA) – Ylli brazilian i futbollit Nejmar (31) do të duhet të operojë ligamentet e kyçit të këmbës me çka do të pauzojë tre deri në katër muaj, njoftoi sonte kampioni francez PSZH.

Nejmar u lëndua gjatë ndeshjes së ligës së kampionatit francez kundër Lil më 19 shkurt.

“Operacioni do të kryhet në ditët e ardhshme në Doha dhe do t'i duhen tre deri në katër muaj para se të mund të kthehet në stërvitje me ekipin”, kumtoi klubi nga Parisi.

Kjo do të thotë se ky sezon ka përfunduar për Nejmarin. Xhiroja e fundit e kampionatit francez në program është më 3 qershor, ndërsa një javë më pas është finalja e Ligës së kampionëve. Por për PSZH-në rruga është ende e gjatë dhe e pasigurt drejt finales në Stamboll.

Të mërkurën PSZH-në e pret ndeshja kthyese në Ligën e kampionëve kundër Bajernit të Munihut.

Në ndeshjen e parë, Bajerni në Paris fitoi me rezultat 1-0.

FOTO Tuiter

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR