• e enjte, 11 korrik 2024

Sevila e mposhti Independiente del Vale në penalti dhe e fitoi Çelinxh kupën

Sevila e mposhti Independiente del Vale në penalti dhe e fitoi Çelinxh kupën

Sevila, 20 korrik 2023 (MIA) – Sevila mbrëmë në terrenin nikoqir e mposhti Independiente del Vale në ndeshjen e UEFA-CONMEBOL Challenge Cup. Ky ka qenë një duel mes fituesve aktual të Ligës së Evropës dhe Kopa Sudamerikana.

Skuadra nga Ekuadori kaloi në avantazh në minutën e 10-të përmes Brajan Diazit. Skuadra spanjolle arriti të barazojë në sekondat e fundit të takimit me golin e Pedro Ortizit.

Në gjuajtjen e penaltive lojtarët e klubit spanjoll u treguan më të saktë - 4:1.

Në ndeshjen miqësore të radhës, Sevila do të luajë me Hansën (22 korrik), ndërsa Independiente del Vale do të ketë ndeshje të Kopa Libertadores kundër Pereirës (3 gusht).

 

QËNDRONI TË LIDHUR