• e enjte, 18 korrik 2024

Serhio Ramos tërhiqet nga reprezentacioni spanjoll

Serhio Ramos tërhiqet nga reprezentacioni spanjoll

Paris, 23 shkurt 2023 (MIA) – Futbollisti i Pari Sen-Zhermenit, Serhio Ramos publikoi se tërhiqet nga reprezentacioni spanjoll.

"Ka ardhur koha për t'i dhënë lamtumirën kombëtares. Sot në mëngjes mora një telefonatë nga trajneri im aktual, i cili tha se ai nuk mbështetet tek unë pa marrë parasysh se çfarë niveli mund të luaj. Fatkeqësisht, ky është fundi i një udhëtimi që shpresoja të ishte më i gjatë dhe të përfundonte shumë më mirë", shkroi spanjolli në rrjetet sociale.

Futbollisti tridhjetë e gjashtëvjeçar i ka 180 paraqitje për ekipin kombëtar dhe i ka shënuar 23 gola.

Si pjesë e “Furisë së kuqe” u bë kampion bote në vitin 2010 dhe dy herë kampion evropian (2008, 2012). 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR