• e enjte, 18 korrik 2024

Serhio Ramos para transferit në Gallatasaraj

Serhio Ramos para transferit në Gallatasaraj

Stamboll, 1 gusht 2023 (MIA) - Ish-futbollisti i PSZH-së dhe Real Madridit, Serhio Ramos është afër transferit në Gallatasaraj. Futbollisti ka statusin e lojtarit të lirë.

Sipas gazetarit Fatih Demirkol nga "Haber GLobal", klubi nga Stambolli e ka bindur spanjollin 37-vjeçar t'i bashkangjitet kampionit turk.

Për PSZH-në, Ramos për dy vite luajti 58 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe një asistim. Para kësaj, spanjolli luajti në Real Madrid prej vitit 2005 deri në vitin 2021. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR