Seltik i ka suspenduar biletat sezonale të një grupi tifozësh, i cili ka mbështetur Palestinën
- Përfaqësues të grupit të tifozëve të klubit skocez Seltik "Brigada e gjelbër" kanë ngritur parrulla në "Seltik park" me mesazhe "Liri për Palestinën" dhe "Fitore për rezistencën". Ata kanë sjellë edhe flamuj palestinezë në ndeshjen me Atletiko Madrid (2:2) në Ligën e kampionëve.
- Post By Melahat Baftija
- 09:28, 1 nëntor, 2023
Gllazgou, 1 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësues të grupit të tifozëve të klubit skocez Seltik "Brigada e gjelbër" kanë ngritur parrulla në "Seltik park" me mesazhe "Liri për Palestinën" dhe "Fitore për rezistencën". Ata kanë sjellë edhe flamuj palestinezë në ndeshjen me Atletiko Madrid (2:2) në Ligën e kampionëve.
Sipas "The Telegraph", rreth 200 anëtarë të grupit janë njoftuar se biletat e tyre sezonale nuk vlejnë më.
"Brigada e gjelbër" paralajmëroi se nuk do të jetë në ndeshjen e sontme të Seltik me Sent Miren (ora 20:45).
Krerët e klubit paralajmëruan bisedime me tifozët që të zgjidhen moskuptimet.
Në letrën e klubit thuhet se është ndërmarrë aksion i fuqishëm pas "incidenteve të përsëritura me sjelljen e papranueshme". Është theksuar se "do të suspendohet edhe qasja në bileta për ndeshjen mysafire për tifozët e regjistruar si pjesë e grupit". mb/
Foto: EPA