• e premte, 27 dhjetor 2024

Seleksionuesi belg shpreson se Lukaku do të jetë i gatshëm për KB

Seleksionuesi belg shpreson se Lukaku do të jetë i gatshëm për KB
Bruksel, 1 nëntor 2022 (MIA) - Seleksionuesi i reprezentacionit belg në futboll, Roberto Martinez vlerësoi se mungesa e "të pazëvendësueshmit" Romelu Lukaku nga Kampionati i ardhshëm botëror në Katar do ta detyrojë ekipin ta ndryshojë mënyrën e lojës. Lukaku po lufton me lëndimin e tetivës në gju, pasi që kohë më parë u kthye në terren pas pauzës dymuajshe dhe paraqitja e tij në Botëror është e pasigurt.

Mjeku i reprezentacionit belg, Kristof Sas e përshkroi lëndimin më të ri të Lukakut so "pengesë", por jo goditje finale ndaj gjasave të sulmuesit për paraqitje në KB.

"Ky nuk është fundi i problemeve, por është kthim prapa për vetë lojtarin, klubin e tij dhe reprezentacionin belg, tha Sas. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR