• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Seanca të gjashtë komisioneve parlamentare

Seanca të gjashtë komisioneve parlamentare

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë seanca Komisioni për mbrojte dhe siguri, për kulturë dhe turizëm, për sistem politik dhe marrëdhënieve mes komuniteteve, Komisioni për financim dhe buxhet, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës. 

Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtarë të BE-së "ALTEA" në Bosnje dhe Hercegovinë, në lexim të dytë, është pika e vetme në renditn e ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri. 

Në rend dite të Komisionit për kulturë dhe turizëm me disa propozim-ligje, të gjitha në leximin e parë, mes të cilave edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase. Në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mallra audiovizive Ligji për shpalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, ndryshimet në Ligjin për veprimtari filmike, Ligjin për muzeumet, Ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të tjera.

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Regjistrin qendror i popullsisë, në lexim të dytë është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për sistem politk dhe marrëdhënie mes komuniteteve.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë 19 propozim-ligje, të gjitha në leximin e parë. Mes tyre janë ndryshimet e Ligjit për disiplinë financiare, Ligjit për taksat administrative, Ligjit për procedurën tatimore, Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve në marrëveshjet e kredisë konsumatore, Ligjit për supervizion të sigurimit, Ligjit për kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, Ligjit për revizion shtetëror, ndryshime të Ligjit për letrat me vlerë. 

Anëtarët e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor duhet të diskutojnë për Programin vjetor për punën e Agjencisë së postave për vitin 2025 dhe Programin vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2025. 

Komisioni juridiko-igjdhënës do të diskutojë për ligjet që tashmë kanë kaluar në komisionet amë. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR