• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Seanca parlamentare në të cilën janë në rend dite disa propozim-ligje me procedurë të shkurtuar, do të vazhdojë pas një ore pauzë

Seanca parlamentare në të cilën janë në rend dite disa propozim-ligje me procedurë të shkurtuar, do të vazhdojë pas një ore pauzë

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Seanca e Kuvendit në të cilën janë në rend dite me procedurë të shkurtuar disa propozim-ligje, do të vazhdojë pas një ore pauzë, pasi deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, kërkoi të dorëzojë informacione me shkrim për të shpjeguar urgjencën e thirrjes së seancës së sotme.

"Në vendimin për thirrjen e seancës së 24-të, i referoheni nenit 73 paragrafi 1 dhe nenit 74 paragrafi 2, dhe kërkoj vërejtjen time procedurale në bazë të nenit 74 paragrafi 3, i cili thotë se kryetari i Kuvendit është i detyruar të sqarojë thirrjen e një seance urgjente dhe për rendin e ditës, sepse në vendimin që kemi marrë si deputet nuk ka asnjë shpjegim se pse kjo seancë është urgjente, prandaj kërkoj një pushim prej një ore", tha Bytyqi.

Në rendin e ditës të seancës së 24-të janë Propozim-ligji për garantimin e obligimeve të Maqedonisë së Veriut nga Marrëveshja për hua për Programin për Energjnë e rinovueshme- Komponenti II: FE Manastir 2 dhe Komponenti III: Parku me erë Bogdanci - faza 2, i cili do të përfshihet midis Bankës së kredisë për rindërtim - KFV dhe Shoqatës aksionare të Energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të kësaj seance janë dhe Propozim-ligji për borxhin e Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka hungareze eksport-import, kompani private me shoqatën e kufizuar sipas marrëveshjes së huasë për financimin buxhetor dhe financimin e qëllimeve të përgjithshme, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligjet për arsimin e të rriturve, arsimin dhe aftësimin profesional, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor dhe Propozim-ligjin për arsimin e mesëm, të gjitha në lexim të parë.

Në një vërejtje procedurale, deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti ka pyetur se pse ende nuk është thirrur seanca për ngjarjet e 28 nëntorit, ku kryetari i Kuvendit Afrim Gashi është përgjigjur se ende pritet një përgjigje nga Qeveria për thirrje të seancës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR