• e enjte, 11 korrik 2024

Sauthgejt: Spanja do të jetë rival jashtëzakonisht i vështirë, është ekipi më i mirë në Euro

Sauthgejt: Spanja do të jetë rival jashtëzakonisht i vështirë, është ekipi më i mirë në Euro

Dortmund, 11 korrik 2024 (MIA) - Përzgjedhësi i Anglisë, Geret Sauthgejt i ka shprehur pritjet për finalen e Euro 2024.

"Pikërisht për këtë kemi ardhur këtu. Do të jetë ndeshje tejet e vështirë kundër Spanjës. Do të përballemi me ekipin më të mirë në evropian në këtë moment. Por Anglia ende është këtu. Do të luajmë më ta pas një ndeshje me të vërtetë të mirë në gjysëmfinale. Jam shumë i lumtur për të gjithë", deklaroi Sauthgejt në ueb faqen e UEFA-s. 

Anglia në finale të Kampionatit evropian 2024 do të luajë kundër Spanjës më 14 korrik në Stadiumin olimpik në Berlin në ora 21:00. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR