• e shtunë, 05 tetor 2024

Sautgejt: Mediat angleze publikojnë taktika përderisa bëjmë përpjekje që ta fitojmë Euro 2024

Sautgejt: Mediat angleze publikojnë taktika përderisa bëjmë përpjekje që ta fitojmë Euro 2024

Dortmund, 8 korrik 2024 (MIA) - Përzgjedhësi i Anglisë, Geret Sauthgejt është i pakënaqur nga rrjedha e informacioneve për taktikën e përfaqësueses nga mediat angleze.

"Po bëjmë përpjekje që të fitojmë në Euro 2024, ndërsa mediat tona zbulojnë informacione taktike vetëm dy orë pas përfundimit të stërvitjes. Ata thonë se i kanë marrë informacionet nga brenda dhe ndoshta kjo është e vërtetë, por si kjo i ndihmon ekipit? Si i ndihmojmë ekipit me atë që u dhamë informacione zvicranëve, të cilët ndoshta prisnin të luajmë ndryshe. Ata kishin tri ditë të përgatiteshin për atë që ndoshta do ta luanim", deklaroi Sautgejt për  "TalkSPORT".

Përfaqësuesja e Anglisë u kualifikua në gjysmëfinalen e Euro 2024 pasi e mposhti Zvicrën (1:1,penallti 5:3).

Anglia asnjëherë nuk ka luajtur finale në euro ose Kampionat Botëror jashtë vendit të saj. 

Ekipi i Sautgejt në gjysmëfinale do të luajë me Holandën. Takimi do të mbahet më 10 korrik me fillim në orën 21. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR