• e premte, 27 dhjetor 2024

Sarri e dëshiron Barcelonën në një të tetën e finales në Ligën e kampionëve

Sarri e dëshiron Barcelonën në një të tetën e finales në Ligën e kampionëve

Romë, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Lacios, Mauricio Sarri, deklaroi se dëshiron që ekipi i tij të luajë kundër Barcelonës në një të tetën e finales në Ligën e kampionëve.

"Të jem i sinqertë, do të doja ta kem Barcelonën për kundërshtar. Asnjëherë nuk jam përballur me ta si trajner. Mendoj se kjo do të ishte një përvojë e shkëlqyer", deklaroi Sarri për "Sky Sport".

Lacio përfundoi e dyta në grupin E në Ligën e kampionëve me 10 pikë, ndërsa Barcelona përfudoi në vendin e parë në grupin H me 12 pikë.

Shorti për një të tetën e finales në Ligën e kampionëve do të mbahet më 18 dhjetor. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR