• e enjte, 26 dhjetor 2024

Santiago Bernabeu është shpallur stadiumi më i mirë në botë sipas "FourFourTwo"

Santiago Bernabeu është shpallur stadiumi më i mirë në botë sipas

Londër, 8 tetor 2023 (MIA) - Arena e Real Madridit, "Santiago Bernabeu" është shpallur stadiumi më i mirë në botë sipas revistës britanike për futboll "FourFourTwo".

Lista përfshinte 32 arena në bazë të kritereve në vijim: tërheqja estetike, atmosfera në tribuna dhe historia.

Top 10-shi i "4-4-2":

1. Santiago Bernabeu (ekipi vendor: Real Madridi)
2. Marakana(Flamengo, Fluminense, Vasko De Gama)
3. Signal Iduna Park (Borusia Dortmund)
4. La Bombonera (Boka Juniors)
5. San Siro (Milan, Inter)
6. Kamp Nou (Barcelona)
7. Monumental Antonio Vespucio Liberti (River Plata)
8. Azteka (Kruz Azul, Amerika)
9. Totenhem Hotspur Stadion (Totenhem)
10. Ajbroks (Renxhers).

Në vitin 2019 filloi rikonstruimi i stadiumit "Santiago Bernabeu", që vazhdoi deri në vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme për punët ndërtimroe u vlerësuan në 525 milionë euro.

Nga stadiumet më të njohura në botë të cilët hynë në Top 10 janë edhe "Alians Arena" (Bajern, vendi i 11-të), "Uembli" (reprezentacioni i Anglisë, vendi i 12-të) dhe "Enfilld" (Liverpul, vendi i 15-të). ab/

Foto: Fejsbuk Real Madrid

QËNDRONI TË LIDHUR