• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Sanksionohen 173 shoferë në Shkup

Sanksionohen 173 shoferë në Shkup

Shkup, 16 mars 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme  vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 173 sanksione, prej tyre njëmbëdhjetë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, dhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjeti, informojnë nga MPB-ja.

Nga MPB-ja theksojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR