• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sanksionohen 146 shoferë në Shkup, 15 për drejtim të shpejtë të automjetit

Sanksionohen 146 shoferë  në Shkup, 15 për drejtim të shpejtë të automjetit

 Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Pesëmbëdhjetë sanksione për drejtim të shpejtë të automjetit janë shqiptuar dje në territorin e kryeqytetit të shtetit, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

 Gjithsej janë shqiptuar 146 masa ku katër për mospërdorimin e rripit të sigurimit, tre për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe po kaq për kalim në semafor të kuq. Janë sanksionuar edhe pesë shoferë të cilët kanë drejtuar automjete të paregjistruara.

 Janë shqiptuar 43 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR