• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sançez: Gjithmonë kam dashur të qëndroj në Marsej, por kjo nuk varej vetëm nga unë

Sançez: Gjithmonë kam dashur të qëndroj në Marsej, por kjo nuk varej vetëm nga unë

Milan, 26 gusht 2023 (MIA) - Sulmuesi Aleksis Sançez e ka komentuar largimin e tij nga Marseja.

"Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të falënderoj klubin, ekipin e tij mjekësor, stafin dhe të gjithë ekipin. Kam ndarë shumë momente të bukura me partnerët e mi. Faleminderit që më mbështetët dhe më falni që ju ushtrova presion në çdo ndeshje dhe çdo stërvitje. Shumë faleminderit për të gjithë publikun në Marsejë që më ka mbështetur gjithmonë me gjithë zemër në momente të mira dhe të këqija. Kam kaluar shumë mirë dhe kam shumë kujtime të bukura.

Gjithashtu do të doja të sqaroja disa tema dhe të them se nga ana ime kam dashur gjithmonë të qëndroj në Marsejë. Kjo është ajo që kam dashur gjithmonë, por nuk varet vetëm nga unë. Këtë herë menaxhmenti bëri një zgjedhje tjetër, por unë e respektoj atë", e citon Sançezin "Footmercato".

Në sezonin 2022/23, kiliani luajti 44 ndeshje për Marsejën dhe shënoi 18 gola në të gjitha garat.

Sançez nga sot zyrtarisht është kthyer në inter, klub për të cilin ka luajtur nga vitit 2019 deri në vitin 2022. ls/

Foto: Inter

 

QËNDRONI TË LIDHUR