• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sançez: Falja është më e fuqishme se pakënaqësia

Sançez: Falja është më e fuqishme se pakënaqësia

Madrid, 30 maj 2024 (MIA) - Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez e përshëndeti miratimin e Ligjit kundërthënës për amnisti në parlament, duke cekur se "falja" është më e fuqishme se mbajtja e hidhërimit për shkak të kandidaturës së pasuksesshme për pavarësi të Katalonjës në vitin 2017.

"Në politikë, si edhe në jetë, falja është më e fuqishme se pakënaqësia", shkroi ai në X, lidhur me ligjin që kërkon të tërhiqet vija e përpjekjeve shumëvjeçare për t'u ndjekur ata të cilët janë të përfshirë në tentimin për shkëputje, që e shkaktoi krizën më të rëndë politike në Spanjë në dekadat e kaluara. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR