Sallahu i zhgënjyer nga Liverpuli: Ende nuk kam ofertë për marrëveshje të re
- "Dhjetori është në prag, ndërsa ende nuk kam marrë ofertë për të qëndruar në Liverpul", deklaroi i zhgënjyer sot lojtari më i mirë i Premierligës, futbollisti egjiptian 32-vjeçar Mohamed Sallah.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:49, 25 nëntor, 2024
Liverpul, 25 nëntor 2024 (MIA) - "Dhjetori është në prag, ndërsa ende nuk kam marrë ofertë për të qëndruar në Liverpul", deklaroi i zhgënjyer sot lojtari më i mirë i Premierligës, futbollisti egjiptian 32-vjeçar Mohamed Sallah.
Në sezonin aktual, Sallahu ka liajtur 18 ndeshje për Liverpulin, ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar dhjetë herë. Kryesisht falë tij, Liverpuli për momentin është bindshëm i pari në Premier Ligën angleze me tetë pikë më shumë se Mançester Siti i dytë.
"Për shumë vite kam qenë në Liverpul dhe nuk ka asnjë klub tjetër si ai në botë. Por, jam i zhgënjyer me qëndrimin ndaj meje dhe në këtë moment jam më afër largimit sesa të qëndroj në Enfild", deklaroi Sallahu.
Reprezentuesi egjiptian ka marrëveshje të vlefshme me Liverpulin deri në fund të këtij sezoni.
"Jam i fokusuar te sezoni. Dua të fitoj sa më shumë me Liverpulin, nga Premier Liga në Ligën e Kampionëve. Unë jam profesionist. Gjithmonë do të jap më të mirën time. E dua klubin, i dua këta tifozë, ashtu siç më duan ata mua. Megjithatë, as ata dhe as unë nuk vendosim nëse do të qëndroj apo jo", shtoi Sallahu i cili iu bashkua Liverpulit në vitin 2017 dhe që atëherë ka shënuar gjithsej 223 gola me 99 asistime për këtë klub.
Foto: Iks