• e mërkurë, 17 korrik 2024

Sallah shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë, Foden lojtari i ri i vitit

Sallah shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë, Foden lojtari i ri i vitit
Londër, 9 qershor 2022 (MIA) - Mohamed Sallah është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Premier Ligë nga ana e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë të Anglisë. Sulmuesi i Liverpulit sezonin e kaluar e ndau titullin golashënuesi më i mirë në ligë me Son Heung -Min nga Totenhemi, duke shënuar 23 gola në 35 ndeshje. Egjiptiani e fiton këtë çmim për herë të dytë në karrierë. Për herë të parë atë e fitoi në sezonin 2017/18. Mesfushori i Mançester Sitit, Filip Foden, për të dytën herë me radhë e fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ri i sezonit. Lojtari 22-vjeçar i mesfushës e fitoi mirënjohjen duke shënuar nëntë gola në 28 ndeshje në Premier Ligë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR